“Do ta pështyj presidentin Erdogan”, ndikimi i tërmetit shkatërrues në presidencialet e Turqisë

Nga A2 CNN
12 Maj 2023, 16:32 | Bota
“Do ta pështyj presidentin Erdogan”, ndikimi i tërmetit

Të paktë janë gurët e varreve që identifikojnë të vdekurit… ata e quajnë varrezat e të panjohurve, ku prehen më shumë se 4 mijë viktimat e tërmetit katastrofik të Turqisë.

Më të rinjtë janë vendosur këtu, me disa sende identifikuese për ata që ende po kërkojnë të dashurit e tyre. Koha duhet ende që të shërojë plagët e qytetit të rrënuar të Antakaya dhe njerëzit e tij.

Zgjedhjet dhe premtimet e fushatës janë lënë në hije nga pikëllimi që ka pushtuar ata që mbijetuan. CNN raporton se një burrë pështyn në drejtim të një posteri të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, dukshëm i zhgënjyer dhe i zemëruar me të pasi gjatë tërmetit ka humbur bashkëshorten, djalin dhe dy nipërit.

“Ne i besuam vetëm sepse ata ishin myslimanë”, thekson qytetari duke iu referuar partisë AK të Erdogan.

Në të njëjtën linjë edhe një person tjetër.

“Shumë e shohin Erdoganin si shënjtor. Po vuajmë shumë. Nuk mund të blejmë asgjë… mbijetojmë vetëm më ndihmat për tërmetin”, tha një ish-mbështetës.

Rivali kryesor i presidentit Erdogan, Kemal Kiliçdaroglu tha se posedon prova konkrete që konfirmojnë angazhimin e Rusisë për të ndikuar rezultatin e zgjedhjeve kundër tij, duke iu referuar publikimit të disa materialeve false në internet në dëm të opozitës.

“E konsiderojmë të papranueshme që një tjetër shtet po ndërhyn në punët e brendshme të Turqisë, gjatë periudhës së zgjedhjeve. Po mbajmë zgjedhje dhe është e turpshme që ka ndërhyrje për të favorizuar një parti politike”, deklaroi Kemal Kilicdaroglu, kandidat i opozitës.

Lidhur me këtë pretendim ka reaguar menjëherë Rusia me zëdhënësin e Kremlinit që tha se deklaratat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale turke ishin të rreme dhe ishin sajuar nga gënjeshtarë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos