Drejtonte i dehur mjetin, AMP arreston efektivin e policisë që shkaktoi aksident në Korçë

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 11:18 | Aktualitet
Drejtonte i dehur mjetin, AMP arreston efektivin e policisë që

Një inspektor policie që shërben në policinë Kufitare të Pustecit është vënë në pranga nga AMP, pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Korçë-Bilisht, pasditen e djeshme.

AMP sqaron se efektivi 58-vjeçar ka qenë duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, në momentin kur është përplasur me një furgon.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë, Inspektor R.XH., 58 vjeç, me detyrë Trup Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pustec, në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Sot rreth orës 17:25, duke drejtuar mjetin në rrugën nacionale Korçë - Bilisht, është përfshirë në aksident rrugor me dëme materiale, me një mjet tip furgon.

Nga testet e kryera në vendngjarje ka rezultuar se punonjësi i Policisë kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara. Ai ishte duke shkuar për të marrë detyrën”.

Punonjësi në fjalë i policisë akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale për rastin në fjalë do t'i përcillen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos