All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Dritë në fund të tunelit. Franca do të rihapë kufirin me Mbretërinë e Bashkuar, por me një kusht

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2020, 22:04 | Bota
Dritë në fund të tunelit. Franca do të rihapë kufirin
All - Paragraf - 1

Franca dhe Britania e Madhe janë më afër një marrëveshje që do të lejojë rifillimin e lëvizjeve mes dy vendeve.

Një komunikatë nga zyra e kryeministrit francez, Jean Castex, tha se qytetarët francezë mund të kthehen në Francë nga Britania e Madhe, duke filluar nga e mërkura, nëse ata rezultojnë negativë nga Covid-19. Shtetas të tjerë që jetojnë në Francë, ose në Bashkimin Evropian, gjithashtu do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë nga Britania e Madhe, me një rezultat negativ të testit.

All - Paragraf - 3

Procedurat specifike, për rinisjen e tranportit të mallrave rrugore, do të detajohen në orët në vijim, shtoi ai. Kjo marrëveshje do të zbatohet të paktën, deri më 6 janar.

Nga frika e përhapjes së një varianti potencialisht më ngjitës të koronavirusit, Franca ishte midis dhjetëra vendeve që mbyllën kufijtë e tyre me Mbretërinë e Bashkuar, gjatë fundjavës.

Por, kjo mbyllje ishte specifikisht e rëndësishme pasi mijëra kamionë mallrash u bllokuan në Kent, dhe supermarketet britanike paralajmëruan për mungesa të disa mallrave vetëm disa ditë para Krishtlindjeve.

All - Paragraf - 6

Më herët, Komisioni Europian këshilloi vendet anëtare që të shikojnë mundësinë të lejojnë udhëtimet nga Britania e Madhe me rregullat e tyre, duke përfshirë testimet për koronavirus apo dhe karantinën. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos