“Duan Kosovën, por kjo punë ka vdekur, për sot e 1 milion vjet”. Shqiptarët në veri: Çetnikët dhe agjentët serbë veprojnë këtu

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 12:50 | Kosova

Tensionet në veri të Kosovës kanë shqetësuar jo pak qytetarët atje. “Këta mendojnë ende me e marrë Kosovën, por kjo punë ka vdekur dhe ka marrë fund për sot e 1 milion vjet”, thotë për A2 CNN Zeqir Morina, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe banor në Mitrovicë.

 “Situata në pjesën e okupuar të qytetit të Kosovës është tepër e tensionuar pasi aty gjenden hordhitë dhe çetnikët serbe që kanë kryer krime gjatë luftës ’99”, thotë Halit Barani, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës.

Halit Barani, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Komunën e Mitrovicës.

Për A2 CNN tregojnë situatën që po hasin prej ditësh, me lagjet që i ngjasojnë një vendi në shtetrrethim, ku zhurma e vetme është era që frynë lehtë dhe ndonjë automjet i EULEX apo KFOR-it që kalon rrallë.

“Shiko qyteti është i thatë. As qytetarët nuk guxojnë të dalin të lirë këtu. Nuk dalin të lirë sepse kanë presion prej grupeve kriminale serbe”, tregon Morina. Për ta është tepër e qartë se kush janë fajtorët.

Helikopterët e autoriteteve në Kosovë patrullojnë në Mitrovicë.

“Kjo ndërhyrje flagrante e Serbisë dhe e Aleksandër Vuçiçit që 23 vjet dhe klikës së Millosheviçit. Këto janë vepra të agjentëve të BIA-s serbe dhe të serbëve që jetojnë këtu, janë të detyruar që të veprojnë si të urdhërojnë ata. Në të kundërt këta vendosen në sanksione të rrepta nga ata”.

Zeqir Morina, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe banor në Mitrovicë.

“Dihet që Vuçiç dhe shumë Vuçiça të tjerë kanë pasur dhe ende kanë synim spastrimin”, thotë Barani.

Barrikadat dhe bllokimet e rrugëve nga serbët lokalë po i dëmtojnë më shumë ata se sa shqiptarët e Kosovës. "Duan, s’duan, ata do t’i heqin vetë, sepse kanë izoluar vetëveten. Kufiri me Serbinë është i mbyllur", thotë Morina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/13/ish-ushtari-i-uck-se-pas-luftes-piva-kafe-me-ramiz-aline-cfare-me-tha-per-francezet/
https://a2news.com/2022/12/13/veriu-i-kosoves-dhe-barrikadat-stoltenberg-forcat-e-nato-jane-ne-gatishmeri/

A2 CNN Livestream

Latest Videos