Protesta në Beograd në mbështetje të serbëve të Kosovës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 07:48 | Kosova
Protesta në Beograd në mbështetje të serbëve të

Qindra persona morën pjesë në një manifestim në Beograd mbrëmjen e së hënës në mbështetje të serbëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Protesta u organizua nga rrjetet sociale përmes një llogarie të një organizate të krahut të djathtë, ndërkohë që njerëzit u mblodhën pranë Kishës së Shën Savës.

Pjesëmarrësit lëshuan thirrje “Kosova është Serbi” dhe kërkuan krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, sipas marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel.

Më pas, ata u zhvendosën dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit serb, duke detyruar autoritetet policore që të bllokojnë rrugët për disa minuta.

Disa serbë lokalë në veri të Kosovës, pre tri ditësh kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Kjo ishte përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiç, i cili do të qëndrojë në paraburgim për një muaj për sulmin ndaj zyrave të KQZ-së në veri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli