Tensionet në veri, Arifi: Mos të biem në grackën e Vucic, Prishtina po bën dy gabime ndoshta të pariparueshme

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2022, 22:08 | Kosova
Tensionet në veri, Arifi: Mos të biem në grackën e Vucic,

Situata e tensionuar në veriun e Kosovës ka arritur maja të padëgjuara në vitet e fundit, aq sa presidenti serb Aleksander Vucic ka paralajmëruar dërgimin e 1 mijë ushtarëve të tij, akt sipas tij i justifikuar nga neni 6 i rezolutës 1244.

Por sipas analistit nga Prishtina Dritëro Arifi, situata në terren flet ndryshe. “Ai mund ta kërkojë, por në terren do të jetë e pamundur, retorikë për politikën e brendshme në Beograd, sepse ai nen ajo parashikon edhe bashkëpunimin me KFOR, ndër të tjerat”, thotë ai i ftuar në” Debat”.   

Sipas Arifit, “duhet të shmangemi nga retorika, mos të bimë në grackat e tij sepse Kosova është e lirë, shqiptarët kanë patur tre lufta dhe i kanë fituar. Të përqendrohemi tani të marrëveshja”.

Ai vëren edhe një ndryshim drastik të qasjes ndërkombëtare, që shkon në favor të Kosovës, ose të paktën të zgjidhjes së ngërçit midis dy vendeve.

“Nga ardhja e Biden, SHBA dhe Europa po punojnë mirë dhe kemi një sinergji që mund të përshpejtojë procesin. Në Parlamentin Europian për herë të parë dënohet mos sanksionimi i Rusisë nga ana e Serbisë, dënohet gjuha e Serbisë, pra ka lëvizje të fuqishme, një ndërrim për shkak të luftës në Ukrainë nga e cila duhet të përfitojmë. Kosovës i konvenon qetësia, çdo element i dhunës i konvenon vetëm palës tjetër”, thotë Arifi.  

Por ai përmend edhe gabimet që sipas tij po shkaktohen edhe nga Prishtina zyrtare.

“Problemi qëndron te qeveria e Kosovës, ka bërë dy gabime ndoshta të pariparueshme. E para, çështja  e targave, kemi qenë kundër se është teknike, zgjidhet me një marrëveshje finale, nuk mund të imponohet për një muaj, dhe është përdorur si pretekst nga Serbia. Gabimi i dytë është shpallja  e zgjedhjeve, rrethanat nuk  e mundësojnë atë, kur mungon një komunitet i tërë. Vetëm një koordinim me SHBA e zgjidh problemin, përndryshe do të ishte katastrofë politike por edhe ushtarake”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/12/vucic-po-shihet-si-personazh-grotesk-ne-serbi-andoni-po-vijne-dite-te-mira-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos