
Rrugët kryesore në veriun e Kosovës mbeten të bllokuara, në ditën e tretë të protestave të organizuara nga serbët etnikë. Mjetet e tonazhit të vendosura qe prej pasditen e së premtes në Rudarë, vazhdojnë të jenë në mes të rrugës, siç dëshmoi edhe ekipi i A2 CNN në zonë, duke pamundësuar qarkullimin nga pikat kufitare të Jarinjës dhe bërnjakut. Pranë barrikadës, ndodhen trupa të KFOR-it, por jo të policisë së Kosovës dhe EULEX.
Sakaq, autoritetet rajonale kanë deklaruar se shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovës do të mbyllen deri në një njoftim të dytë për shkak të situatës aktuale të sigurisë. Në prag të një takimi të ministrave të jashtëm në Bruksel, shefi i diplomacisë europiane Josef Borrell i bëri thirrje palëve të çtensionojnë situatën.
“Kosova dhe Serbia duhet ti kthehen dialogut, duhet të kapërcejnë këtë tendencë për të luftuar në rrugë”.
Më herët ministrja e jashtme gjermane reagoi ashpër ndaj deklaratës së presidentit Aleksandër Vuçiç, se po shqyrton dërgimin e ushtrisë në veriun e Kosovës.
“Kosova i reduktoi tensionet duke shtyrë zgjedhjet lokale. Retorika e fundit nga Serbia bëri të kundërtën. Sugjerimi për të dërguar forcat serbe në Kosovë është totalisht i papranueshëm. Të tilla janë edhe sulmet e fundit ndaj EULEX në Kosovë. Mbështetja ime shkon e gjitha për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, tha Ana Barbeock.
Situata në veriun e Kosovë, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokale, si pasojë e arrestimit të një ish zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantic.
Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA për dialogun, Gabriel Escobar dhe Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitojnë Kosovën ku pritet të takohen me krerë të qeverisë dhe opozitës. (A2 Televizion)