Dy peshkaqenë sulmuan një delfin, mbyllen plazhet e njohura në Sidnei

Nga A2 CNN
21 Janar 2023, 15:14 | Bota

Disa plazhe të njohura në Sidnei janë mbyllur pasi disa peshkaqenë sulmuan një delfin në ujërat afër qytetit.

Të paktën dy peshkaqenë u vunë re në zonën Shelly Beach, në veri të Sidneit, pas sulmit dhe autoritetet mbyllën të gjitha plazhet aty pranë si një masë paraprake.

Delfini i plagosur notoi për disa çaste në ujërat e cekëta, por më në fund u rrëzua dhe ngordhi. Po ashtu, autoritetet në vend bënë të ditur se “Manly Open Surf”, një event që zhvillohet në plazh gjatë fundjavës, është pezulluar.

Rojet e shpëtimit larguan njerëzit nga uji pas sulmit, i cili ndodhi rreth orës 07:00 me orën lokale të së shtunës.

Tracey Hare-Boyd, një zëdhënëse nga Surf Life Saving Neë South Wales (SLSNSW), deklaroi se për fat të mirë, asnjë person nuk mbeti i lënduar apo i përfshirë në sulmin mes gjallesave të detit.

Rastet fatale nga sulmet e peshkaqenëve janë të rralla në Sidnei. Në 60 vitet e fundit janë regjistruar vetëm dy të tilla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos