Sondazh: A duhet prindërit të publikojnë fotot e fëmijëve në rrjetet sociale?
  • Po 8%
  • Jo 92%

E konfirmon ministri në Kosovë, procesi i zgjedhjeve në veri do të përcaktohet në ditët në vijim

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 14:47 | Kosova
E konfirmon ministri në Kosovë, procesi i zgjedhjeve në veri do

“Është një proces i cili do të determinohet ditëve në vijim”. Kështu u shpreh ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me largimin e organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri të Kosovës. Ai garantoi se udhëzimi administrativ që mundëson peticionin për largimin e kryetarëve të komunave do të jetë gati në fund të muajit.

“Si Ministri dhe si ministër kam mbuluar përgjegjësinë time duke filluar me udhëzimin administrativ, i cili parasheh të drejtën e qytetarëve për mbledhjen e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve nga detyra. Kjo nuk është për veriun, kjo mund të aplikohet nesër edhe për kryetarin e Gjakovës dhe cilindo kryetar të Kosovës, kështu që në këtë moment nuk dua të diskutojë më shumë rreth produktit, sepse në fund të muajit do të kemi një produkt nga grupi punues”, tha ai.

Megjithatë ai nuk dha shumë detaje në lidhje me hartimin e udhëzimit administrative. “Deri tani gjithçka është në rregull, grupi punues ka pasur dy takime. Dhe unë nuk mund të diskutojë mbi një udhëzim administrativ të cilin ende nuk e kemi për konsultim publike dhe unë ende nuk mund të jap asnjë detaj shtesë”, shtoi Krasniqi.

Largimi i kryetarëve dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në komunat veriore të Kosovës ishin ndër kërkesat kryesore të vendosura nga ndërkombëtarët për qetësimin e situatës në veri.

Ditari A2 CNN