Eksperti Gjokutaj: Çmimet kanë pak gjasa të stabilizohen pa mbaruar lufta

Nga A2 CNN
17 Mars 2023, 20:20 | Ekonomi
Eksperti Gjokutaj: Çmimet kanë pak gjasa të stabilizohen pa

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, i ftuar në “A2Business” në A2CNN me Aurora Sulçen foli në lidhje me parashikimet e rritjes ekonomike dhe tendencës së inflacionit në vend.

Sipas Gjokutajt, biznesi po ndjek një trajektore edhe më lart përtej asaj që mund të jetë ajo norma e inflacionit që ndodh në vendet evropiane, për arsye se asnjë reagim nuk po shohim nga qeveria sa i përket atyre që duhet të ndërmerrte për të frenuar këtë qasje, jo vetëm të informalitetit, por në përgjithësi dhe harmonizimit të politikave fiskale dhe monetare që duket sikur janë paralele, por që nuk përputhen asnjëherë apo të konvergojnë.

Z. Gjokutaj, a ka kaluar më e keqja? I referohem këtu më shumë pjesës së pasigurive?

Nuk mund të themi që ka kaluar, pasi ne shikojmë tendenca të vazhdueshme qoftë përsa i përket parashikimeve të rritjes ekonomike që këtë vit parashikohet të jetë më e vogël dhe po ashtu edhe tendencës së inflacionit, që vazhdon të jetë në një nivel që ka një farë frenimi në muajt e parë të viti, por tenton të riaktivizohet. Dhe kjo vjen jo thjesht nga ndikimi i jashtëm por edhe nga reagimi i tregut të brendshëm, që po përcjell efektet me vonesë. Pra, biznesi po ndjek një trajektore edhe më lart përtej asaj që mund të jetë ajo norma e inflacionit që ndodh në vendet evropiane, për arsye se asnjë reagim nuk po shohim nga qeveria sa i përket atyre që duhet të ndërmerrte për të frenuar këtë qasje, jo vetëm të informalitetit, por në përgjithësi dhe harmonizimit të politikave fiskale dhe monetare që duket sikur janë paralele, por që nuk përputhen asnjëherë apo të konvergojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos