Ligat kryesore europiane të futbollit janë gati për të startuar dhe ethet se kush do të jetë kampioni i radhës për këtë sezon, duket se kanë nisur.
Faqja e të dhënave statistikore për futbollin “Opta” është ajo që ka ndezur në orët e fundit debatin se kush do të jetë fituesja e radhës në Serie A.
Të dhënat e futura në superkompjuterin analitik të “Opta” kanë nxjerrë Interin si kampionin e ardhshëm të Italisë, me një diferencë të madhe ndaj ekipeve ndjekëse.
Mes të tjerave, bie në sy dhe fakti se kampionati italian është deri tani turneu më i balancuar në mesin e pesë kampionateve më të rëndësishëm në Europë. (A2 Televizion)