Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 0%
  • Kujdesi familjar 100%
  • Ndikimi i shoqërisë 0%

“Nuk e braktis Bayern”, futbollisti që refuzoi 65 milionë euro në sezon nga Arabia

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 22:56 | Futboll
“Nuk e braktis Bayern”, futbollisti që refuzoi 65 milionë

Kingsley Coman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Shtypi gjerman shkruan se sulmuesi francez i Bayern Munchen u ka thënë “jo” dy propozimeve nga sauditët.

Konkretisht, dy kontratave 3-vjeçare, nga njëra prej të cilave do të përfitonte 45 milionë euro dhe nga tjetra plot 65 milionë euro në sezon.

Coman luan me rekordmenët e futbollit gjerman prej vitit 2015. Në janarin e vitit të kaluar rinovoi deri në verën e vitit 2027 me bavarezët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli