Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, teksa bëri një rezyme të vlerësimeve në zonën e Adiyaman, aty ku edhe dëmet nga tërmetet ishin kolosale, iu është drejtuar qytetarëve të tij që të mos i braktisin banesat dhe qytetet e tyre.
Ai i garantoi ata që do iu rindërtohen shtëpitë edhe më të mira se ç’i kanë pasur më parë, ndërsa u kërkoi që të mos i lënë zonat ku jetojnë, duke i siguruar për cilësinë e ndërtimeve.
“Për shkak të efektit shkatërrues të lëkundjeve dhe motit negativ, ditët e para nuk mundëm të kryenim punë sikurse do donim në Adiyaman. Unë i bëj thirrje qytetarëve të mi që kanë shkuar në qytete të tjera, kujdesuni për qytetin tuaj. Mos e lini atdheun tuaj stërgjyshor. Ne do të bëjmë një qytet të ri dhe do të jetë i juaji. Ne do ta zëvendësojmë çdo shtëpi dhe hambar fshati të shkatërruar me një të re. Ne do të restaurojmë çdo fabrikë dhe biznes të dëmtuar. Çdo qytet do të jetë më i gjallë. Ekonomia e turizmi do të jenë gjithashtu më të gjalla. Jemi të vendosur të ndërtojmë një të ardhme të gjallë.", u shpreh ndër të tjera Presidenti Erdogan. (A2 Televizion)