Mbytet varka me emigrantë: Të paktën 59 të vdekur në Kalabri, mes viktimave edhe fëmijë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:09 | Bota

Një tjetër histori emigrantësh në kërkim të një jete më të mirë është mbyllur me tragjedi në ujërat e Mesdheut.

Të paktën 59 persona, përfshirë fëmije dhe një foshnje e porsalindur, kanë humbur jetën, e dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas mbytjes së varkës me të cilën udhëtonin në jug të Italisë.

Varka, siç raportohet , u nda në mes teksa përpiqej të zbarkonte me rreth 180 persona në bord pranë qytetin bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë. 

Pamjet rrëqethëse treguan trupa të shumtë në një plazh pranë një resorti bregdetar. Një numër i madh njerëzish që duan t’i shpëtojnë konflikteve dhe varfërisë ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm nga Afrika në Itali çdo vit.

Është ende e paqartë nga ishte nisur varka por sipas raportimeve në media, emigrantët ishin nga Irani, Afganistani dhe Pakistani. Mjeti lundrues u dëmtua dhe u mbyt pas përplasjes me shkëmbinjtë gjatë motit të keq.

Autoritetet italiane nisën një operacion të madh kërkim shpëtimi në toke dhe det. Rreth 81 persona thuhet të jenë shpëtuar. 

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka shprehur “pikëllim të thellë” për ketë ngjarje, dhe është zotuar se do t’i japë fund migrimit të parregullt detar, si mënyrë për të parandaluar më shumë tragjedi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani