Uashingtoni paralajmëron: Pasoja të rënda në qoftë se Pekini ndihmon Moskën me armë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 10:40 | Bota
Uashingtoni paralajmëron: Pasoja të rënda në qoftë se

Tensioni midis SHBA-së dhe Kinës është gjithmonë e më i lartë. Pas raporteve të CIA-s se Pekini me shumë gjasa po përgatitet për një sulm ndaj Tajvanit brenda vitit 2027, sot Uashingtoni paralajmëron drejtuesit komunistë të vendit aziatik edhe për sa i përket frontit ukrainas.

“Pekini do të marrë vendimet e saj për sa i përket furnizimeve, por në qoftë se do të ndodhë, kjo vjen me një kosto të madhe për Kinën”, ka deklaruar këshilltari për sigurinë kombëtare Jake Sullivan.

Kina ka refuzuar të dënojë sulmin rus ndaj Ukrainës, fillimisht duke mbajtur një pozicion neutral, dhe javët e fundit duke lëshuar kritika gjithmonë e më të forta ndaj Perëndimit, me analistët që mendojnë se Xi Jinping po mendon që të furnizojë aleatin e tij Putin me armë të teknologjisë së lartë, në radhë të parë ato dronët ushtarake që u treguan tepër të rëndësishëm në fushëbetejën ukrainase.

Një mundësi e tillë u pohua dje edhe nga kreu i CIA William Burns, “besoj se Kina po merr në konsideratë furnizimin me armatime”, ishin fjalët e tij, që po u konkretizuan do të përfaqësonin një front të ri dhe të paparashikueshëm në luftën ukrainase, duke u përafruar së tepërmi me një konflikt global.

https://a2news.com/2023/02/27/cia-jep-alarmin-kina-gati-per-te-pushtuar-tajvanin-deri-ne-vitin-2027/
https://a2news.com/2023/02/25/xi-jinping-mund-te-dergoje-arme-ne-rusi-aleati-i-putinit-vizite-zyrtare-ne-kine/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024