Zelensky shkarkon nga detyra Komandantin e Forcave të Përbashkëta Ushtarake

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 10:00 | Bota
Zelensky shkarkon nga detyra Komandantin e Forcave të Përbashkëta

Komandanti i Forcave të Përbashkëta të Ukrainës është shkarkuar nga detyra nga presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky. Lajmin e bëri të ditur zyra e presidentit të dielën.

Major-Gjenerali Eduard Mykhailovich Moskalov e kishte marrë detyrën marsin e shkuar kur Toger Gjenerali Oleksandr Pavliuk u caktua si drejtuesi i administratës rajonale ushtarake të Kievit.

Deri më tani, zyra e Zelensky-t nuk ka dhënë asnjë shpjegim për vendimin e marrë, por këto lëvizje të presidentit ukrainas janë të radhës në një seri të gjatë ndryshimesh në lidershipe të bëra nga administrata e tij.

Autoritetet ukrainase kanë ndërmarrë hetime antikorrupsioni, përgjatë vendit, hetime këto që janë pasuar nga ndryshime të profilit të lartë. Nuk dihet ende nëse pushimi i Moskalov-it është i lidhur me këto hetime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos