Turqia goditet nga një tjetër tërmet

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:54 | Bota
Turqia goditet nga një tjetër tërmet

Turqia është goditur paraditen e së hënës nga një tjetër tërmet, 3 javë pas tërmetit të fuqishëm që i mori jetën rreth 50 000 personave.

Kësaj radhe, tërmeti ishte me magnitudë 5,6 dhe epiqendrën e kishte në provincën Malatya, që ishte një nga 11 provincat turke të goditura më rëndë nga tërmeti me magnitudë 7,8 më 6 shkurt.

Lëkundjet e radhës kanë bërë që të shemben ndërtesat e dëmtuara para disa javësh. Mësohet se 1 person ka humbur jetën dhe 69 persona janë plagosur pas tërmetit të sotëm, i cili shkatërroi rreth 25 ndërtesa.

Që nga tërmeti i parë, Turqia është tronditur nga rreth 10 000 pasgoditje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/27/186-te-arrestuar-per-godinat-e-shembura-nga-termeti-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/26/shkermoqja-e-turqise-nga-termeti-600-ndertues-nen-hetim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos