“Gati për një kapitull të ri”, shefja e KE-së takohet sot me Mbretin dhe kryeministrin e Britanisë

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 12:44 | Bota
“Gati për një kapitull të ri”, shefja e KE-së

Mbreti Charles do të takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për çaj në Kështjellën Windsor, këtë pasdite.

Një zëdhënës i Pallatit Buckingham bëri të ditur sot se takimi do të mbahet gjatë pasdites.  

“Mbreti ka kënaqësinë që të takojë çdo lider të botës nëse ata janë duke vizituar Britaninë dhe është këshillë nga qeveria që ai ta bëjë diçka të tillë.”

Kjo nuk është hera e parë që Mbreti i Britanisë së Madhe dhe presidentja e KE-së takohen. Besohet se mes temave që do të diskutohen do të ketë ndryshime klimaterike dhe lufta në Ukrainë.

Ndërkohë, von der Leyen më herët gjatë ditës postoi një foto në llogarinë e saj në Twitter në të cilën shihej ndërsa mbërrinte në stacionin ndërkombëtar Shën Pancras në Londër.

Në postimin e saj, shefja e KE-së konfirmon po ashtu se gjatë ditës së sotme do të takohet edhe me kryeministrin Rishi Sunak. (A2 Televizion)

https://twitter.com/vonderleyen/status/1630163589402095616?s=20

A2 CNN Livestream

Latest Videos