Escobari takon Vuçiç në Beograd, presidenti, fjalim të rëndësishëm për serbët

Nga A2 CNN
15 Mars 2023, 19:47 | Ballkani
Escobari takon Vuçiç në Beograd, presidenti, fjalim të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shtojnë presionin ndaj Serbisë për t’u pajtuar me planin e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e raporteve me Kosovën. Për këtë, i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizitoi Beogradin.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit u takua me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin diskutoi kryesisht për takimin e nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që mbahet këtë të shtunë në kuadër të dialogut.

Sipas njoftimit të presidencës serbe, Vuçiç vuri theksin te zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, përfshirë asociacionin. Ndërkohë, presidenti Vuçiç njoftoi se do të mbajë një fjalim të rëndësishëm pasditen e së enjtes për vizitat ndërkombëtare dhe takimin e Ohrit.

Sakaq, pas Beogradit, i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor do të vijojë turin e tij me një vizitë edhe në Prishtinë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024