Gjermania pret marrëveshje në Ohër, Escobari viziton Kosovën dhe Serbinë pas Lajçakut

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 19:16 | Ballkani
Gjermania pret marrëveshje në Ohër, Escobari viziton Kosovën

Gjermania pret marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e së shtunës në Ohër. Diçka të tillë ia ka konfirmuar medias Radio Evropa e Lirë, ambasada gjermane në Beograd.

“Raportet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të paraqesin pengesë. Takimi i ri i nivelit të lartë në Ohër shënon një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të kësaj pengese dhe avancimit në rrugën europiane”, thuhet në deklaratën e ambasadës gjermane.

Për t’i dhënë dhe shtysën e fundit palëve për të pranuar planin e zbatimit të propozimit për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi do të ndërhyjë dhe Amerika.

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet që të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin gjatë kësaj jave. Nuk dihet ende nëse zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit do të jetë i pranishëm në Ohër në takimin Kurti-Vuçiç.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024