Euro vijon rënien, kursi bie në 110.7 lekë duke shënuar një rekord të ri

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 15:21 | Ekonomi
Euro vijon rënien, kursi bie në 110.7 lekë duke shënuar

Euro vijon rënien. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë valuta europiane po shkëmbehet me vetëm 110.73 lekë.

Ky është niveli më i ulët që nga hyrja e euros në ekonominë vendase në vitin 2002. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë thonë se rënia e euros po vjen nga shkaqe objektive si shtimi i investimeve të huaja, turizmi apo remitancat.

Nga ana tjetër përfaqësues nga sektori i biznesit drejtojnë gishtin e fajit tek paraja informale e shtuar si pasojë e zgjedhjeve vendore të 14 majit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos