Dalja në treg e prodhimit vendas nuk ul çmimet, shkak "braktisja e bujqësisë"

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 15:15 | Ekonomi
Dalja në treg e prodhimit vendas nuk ul çmimet, shkak

As dalja në tregje e prodhimit vendas, përfshirë frutat e perimet, nuk do të ndihmojë në zbutjen e inflacionet te ushqimet.

“Është prodhuar me kostot e vjetra, me kostot e 6 muajve më parë. Plehrat kimike, insekticidet, pesticidet dhe nafta kanë qenë shumë më të shtrenjta në atë periudhë. Për shkak të mungesës së subvencioneve nga qeveria, kostot e prodhimit kanë qenë të larta.”

Theodhor Kristuli, Unioni Tregtar Agro-Ushqimor

Kjo për kreun e Unionit Tregtar Agro-Ushqimor, Theodhor Kristuli për shkak të “braktisjes së bujqësisë” jo vetëm nga institucionet, por tashmë edhe nga njerëzit.

“Sinjale pozitive nuk mund të japë pasi gjysma e bujqve kanë ikur dhe po punojë për grekun. Më pak krahë pune do të thotë më pak prodhim e rrjedhimisht çmime më të larta.”

Theodhor Kristuli, Unioni Tregtar Agro-Ushqimor

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se me gjithë rënien e inflacionit të përgjithshëm, treguesi te ushqimet mbetet në nivele të larta. Muajin e shkuar, inflacioni te kjo kategori mbeti mbi nivelin 9 për qind, ndërkohë që sezoni turistik veror mund ta shtyjë edhe më tej krizën e çmimeve.

“Do të na mbysë produkti nga importi. Do të përballemi me inflacion të importuar. Gati janë Turqia, Bullgaria, Italia të na sjellin domaten, kastravecin e të tjera. Ata janë gati.”

Theodhor Kristuli, Unioni Tregtar Agro-Ushqimor

Sinjale për të pasur çmime të shtrenjta të ushqimeve ndërkohë po vijnë edhe nga jashtë. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin, në raportin e muajit prill vlerësoi se çmimet e ushqimeve u rritën sërish pas disa muajsh në rënie . (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos