Situata ende e paqëndrueshme, inflacioni në rënie nuk frenon rritjen më tej të interesave

Nga A2 CNN
10 Maj 2023, 15:16 | Ekonomi
Situata ende e paqëndrueshme, inflacioni në rënie nuk frenon

Inflacioni në rënie nuk do të thotë “fund” për normat e larta të interesit. Për pedagogun e ekonomisë, Edison Zaçaj politika monetare është ende larg objektivit.

Në këto kushte Banka e Shqipërisë mund ta çojë në mbi 3.5 për qind normën bazë të interesit për lekun deri në fund të vitit.

“Duke qenes e deri në momentet që po flasim ende nuk kemi një stabilitet të mirëfilltë, kjo mund të çojë në rritje të tjera të normës bazë të interesit. Kjo deri sa tregu të stabilizohet dhe t֝ kthehen ekuilibrat e qëndrueshëm.”

Në kushtet e presioneve në rritje nga brenda në drejtim të inflacionit, paralajmëruar edhe nga Banka e Shqipërisë, Zaçaj këshillon shoqërim të politikave monetare me ato fiskale duke mbrojtur më të dobëtit.

Është një zinxhir politikash që qeveria mund të ndërmarrë për të mbrojtur ata që vijojnë ende të goditen nga kriza e çmimeve.”

Javën e shkuar Banka Qendrore Europiane dhe Rezervat Federale Amerikane rritën sërish me një çerek pikë përqindje normat e interesit për euron dhe dollarin, referuar vendimmarrjeve të shkuar, kjo mund të përkthehet së afërmi edhe në një rritje të normës bazë të interesit për lekun nga Banka e Shqipërisë vlerësojnë ekspertët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli