Eventi në Vlorë, Kupa e Shqipërisë në Taekwondo

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 17:13 | Sporte të tjera
Eventi në Vlorë, Kupa e Shqipërisë në Taekwondo

Vlora organizoi edicionin e 29-të të Kupës së Shqipërisë në Taekwondo. 180 sportistë nga 8 ekipe zbritën në parket, nga mosha 4 deri në 38 vjeç. Interesi për këtë disiplinë mbetet gjithmonë i lart.

“Duke filluar nga viti ’95 që kam filluar për herë të parë, ka pasur rritje sigurisht dhe e shohim te gocat, e kemi pasur shumë të vështirë të futeshin gocat, siç e shikon ka shumë goca nga lloj-lloj moshash”, u shpreh presidenti i Federatës, Ardian Caushi.

Një sport luftarak, por që nuk promovon dhunën. Taekwondo është arti i dyluftimit, që rezervon histori të veçanta. Trajneri Përparim Kamberaj u kthye të garojë pas pesë vjetëve tërheqje nga sporti. Në anën tjetër, kampioni i kategorisë 18 deri më 36 vjeç, Xhekson Titini është edhe trajner.

"Do të doja që më shumë reflektorë të drejtoheshin nga të gjitha elementët që kanë reflektorëve informimit në vend, t’u drejtojnë nga ky art sepse nuk promovon dhunën po i bën njerëzit të ndihen të fortë", shprehet trajneri Përparim Kamberaj. 

“Po bëj gati 14 vite që merrem me eksperiencën e taekwondo ku katër vite e gjysmë kam si sportist dhe me pas jam trajner i ekipit të Tiranës dhe kam 7 vite që jam kampion i kategorisë 18- 36 dhe eksperienca më bukur është për disiplinë dhe jam rritur dhe edukuar për të mësuar artin e taekwondo për fëmijët nga mosha 4, por edhe deri në 55 vjeç”, shton trajneri Titini.

Disiplina, por mbi të gjitha aftësitë për tu vetëmbrojtur ka ndikuar në afrimin e shumë vajzave apo fëmijëve te artet marciale.

Kupa e Shqipërisë në Taekwondo u fitua nga skuadra e Tiranës.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli