Angli-Kinë mbi dy rrota, çifti londinez mahnitet nga veriu i Shqipërisë

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 13:40 | Sporte të tjera
Angli-Kinë mbi dy rrota, çifti londinez mahnitet nga veriu i

Edhe me avion po ta mendosh të duket një udhëtim i stërgjatë. Një çift londinez kanë vendosur të udhëtojnë nga Londra në Kinë me biçikleta. Pas katër muajsh udhëtim në mbi gjysmën e Europës, Jimmy dhe Kate, mbërritën në veriun e Shqipërisë.

Edhe pse kanë rrugë të gjatë, alpet e Shqipërisë dhe mikpritja e vendasve i ka bërë të devijojnë pak nga itinerari, ndërsa na tregojnë përshtypjet e tyre.

“Jam nga Anglia. Vijmë për herë të parë, dhe erdhëm nga Mali i Zi. Mbërritëm në Shkodër dhe shkuam më pas në Valbonë. Kemi kaluar në male dhe tani jemi këtu. Po shkojmë me biçikleta në Kinë. E dua shumë Shqipërinë. Shqiptarët janë fantastikë, të mrekullueshëm, të sjellshëm dhe mikpritës. Ushqimi i mirë dhe uji i pastër”, thotë Jimmy.

“Përshtypje pozitive. Vend i mirë, vend i qetë me klimë të freskët. Rrugët janë të mira, ka vende për ngjitje në male. E dashuroj këtë vend. Do të kthehem përsëri, pasi me pëlqen të udhëtoj në male. Do të kisha dëshirë të shkoja edhe në jug, në bregdet, por udhëtimi ynë është drejt Peshkopisë e më pas drejt Maqedonisë së Veriut”, shprehet Kate.

Veriu i vendit tonë, përfshirë alpet, janë bërë një ndalesë thuajse për të gjithë të apasionuarit pas udhëtimeve me biçikleta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos