Finalet e NBA, shkëlqejnë Currye Brunson, fitojnë Golden State dhe Knicks

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 16:41 | Sporte të tjera
Finalet e NBA, shkëlqejnë Currye Brunson, fitojnë Golden State

Ndeshjet e pesta play-off në NBA i buzëqeshën Golden State dhe New York Knicks, që mbeten në lojë për të siguruar finalen e konferencave respektive, duke e shkurtuar rezultatin në 3-2.

Warriors shfrytëzuan faktorin fushë dhe mposhtën Los Angelos Lakers me shifrat 121-106. Lojtari më i mirë në parket ishte Steph Curry me 27 pikë të realizuara.

Golden State arriti të realizonte 70 pikë në gjysmën e lojës dhe e kishin të lehtë të menaxhonin avantazhin dhe të shfrytëzonin hapësirat e kundërshtarëve.

Tashmë dy ekipet më të mira të perëndimit do të luajnë përballjen e gjashtë, me ndeshjet që kthehen në Los Angeles, me Lakers që kanë shansin e radhës për biletën në finale.

Në Konferencën e Lindjes, New York mposhti Miami Heat me rezultatin 112-103. Brunson realizoi plotë 38 pikë, me vendasit që arritën të kontrollonin në mënyrë perfekte Butler. Edhe kjo sfidë gjysmëfinale shkoi në rezultatin 3-2, por ashtu si Lakers, edhe Miami ka shansin që ta fitojë duelin në sfidën e radhës në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos