Garë madhështore, Verstappen triumfon në Miami

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 10:35 | Sporte të tjera

Max Verstappen fitoi edhe Çmimin e Madh të Miamit, në Formula 1.

Holandezi ishte protagonist i një triumfi madhështor, ku pavarësisht se u nis nga vendi i nëntë, tregoi se nuk ka rivalë në pistë, duke qenë dukshëm më i shpejtë edhe se piloti tjetër i Red Bullit, Sergio Perez.

Edhe pse shoku i tij i ekipit u nis nga “pole position”, Verstappen ishte i papërmbajtshëm, duke e zbritur në shkallën e dytë të podiumit dhe e rriti me 14 pikë distancën në renditjen botërore për pilotë.

Red Bull konfirmoi edhe një herë superioritetin përballë skuadrave të tjera, aty ku rivalët më të afërt janë britanikët e Aston Martin, me Fernando Alonson në vendin e tretë. Piloti spanjoll po përjeton një sezon të shkëlqyer, duke hipur në podium për herë të katërt në pesë gara të zhvilluara.

Cirkuiti amerikan solli një tjetër zhgënjim për Ferrarin. Carlos Sainz kaloi i pesti në finish, i lënë mbrapa edhe nga Mercedesi i Russell, ndërsa Leclerc e mbylli i shtati, pas Lewis Hamilton.

Edhe pse pista në Miami është tejet e vështirë, ecuria e garës ishte më e qetë nga sa pritej.

Në zonën e pikëve u pozicionuan edhe dy makinat Alpine me Gasly e Ocon dhe Magnussen me Haas.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli