“U shkunde Rovena? Po, tani jam mirë presor”, trajneri komenton shuplakën ndaj volejbollistes dhe vendimin e Federatës

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 14:25 | Sporte të tjera
“U shkunde Rovena? Po, tani jam mirë presor”, trajneri komenton

Trajneri i Korça Volley, Romeo Xega ka komentuar shuplakën ndaj dy volejbolliste në pushimin e ndeshjes me Dinamon. Në një deklaratë për mediat ai sqaron se në një finale janë të pranueshme të gjitha dhe shpulla erdhi sepse volejbollistja ia ka kërkuar vetë. Sipas tij ato sekonda u transformuan dhe komentuan në portale.

“Dua të sqaroj opinionin korçar dhe të gjithë Shqipërisë për këtë rrëmujë që u zhvillua në portale dhe televizione. Ishte një moment jo i mirë pasi kemi luajtur finalen e parë se nuk po an lënë luajmë  të qetë. Nga e gjithë loja 2 orë e 5 minuta është kapur një 2-5 sekondësh dhe për atë që nuk është nga bota e sportit duket realisht keq. Në një finale janë të pranueshme të gjitha; emocioni adrenalina, grindjet diskutimet dhe kryetarja Rovena më ka kërkuar që nuk po ndjehem mirë, më jep një shpullë, siç e kemi ne që shkundemi në sport, që të shkundem dhe i kam bërë një shpullë dhe i thashë u shkunde Rovena? Po tani jam mirë presor. Dhe kjo u transformua në portale nga mënyrat më të ndryshme dhe nuk kam dashur të komentoj në asnjë portal vetëm në TV”.

Ai e quan të padrejtë vendimin e Federatës, pasi sipas tij nuk ka asnjë shënim në protokoll dhe nuk është thirrur asnjë nga palë dhe i kërkon falje publikut.

Në këtë situatë ndjehemi keq se vendimi i federatës është i rëndë dhe i nxituar. Të marrësh vendim pa pyetur sportistët e prindërit unë mendoj që duhet të rishikohet si vendim pasi asnjë nga 3 palët nuk është thirrur. Kur i referohemi vendimit mbahet një protokoll. Kur unë disponoj protokollin dhe nuk ka asnjë shënim për incidentin si mund ta marrësh njw vendim duke u bazuar në 2-5 sekonda. Më duket e pakuptimtë. Unë i kërkoj falje gjithë publikut dhe atyre që kanë komentuar dhe shpresojmë që të jemi të qetë drejt finales.  

Xega shprehet besim se në tiranë, vajzat e Korçës do të ngrenë trofeun pavarësisht se nuk luajnë në kushte të barabarta.

“Se finalen do ta drejtojnë vajzat nga vendimi pa qenë unë prezent, duke mos lejuar ekipin të luajë në kushte të barabarta, por ne do të shkojmë në Tiranë për të ngritur trofeun dhe do t’ia arrijmë”.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit i ka hequr licencën Romeo Xegës dhe e ka përjashtuar përgjithmonë për të ushtruar, drejtuar dhe trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së. (A2 Televizion)

https://youtu.be/IaFH2irUrfA
https://a2news.com/2023/05/05/goditi-me-shuplake-dy-volejbolliste-federata-ben-shembull-trajnerin-romeo-xega/

A2 CNN Livestream

Latest Videos