Taekwondistët e rinj kosovar, bursistë “Shpresa Olimpike 2023”, Jon Gashi dhe Elion Agushi, janë kthyer me dy medalje nga gara ndërkombëtare “European Multi Games 2023 G1/E2”, të mbajtur në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Gashi në grupmoshën junior, kategoria -73, fitoi medaljen e artë pas tri fitoreve dhe një raundi të kaluar pa luftë.
Agushi, grupmosha junior, kategoria -63 kg, fitoi të bronztën pas tri fitoreve e një humbje. (A2 Televizion)