Eklent Kaçi kualifikohet në finalen e World Pool Masters

Nga A2 CNN
13 Maj 2023, 20:10 | Sporte të tjera

Bilardisti shqiptar Eklent Kaçi është kualifikuar në finalen e World Pool Masters. Kjo është hera e parë që sportisti shqiptar arrin të futet në garë për të fituar titullin e madh.

Me këtë kualifikim, Kaçi ka arritur të sigurojë 20 mijë dollarë, e nëse shpallet fitues, ai do të përfitojë edhe 40 mijë  dollarë të tjera.

Eklent Kaçi fitoi 11-10 në gjysmëfinale kundër Feijen, me super paraqitje, pasi mori nëntë lojë me radhë

Triumfi në finale i duhet jo vetëm për aspektin financiar, por edhe për renditjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos