Përmbytjet në Itali, anulohet Çmimi i Madh i Emilja Romanjës në F1

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 13:53 | Sporte të tjera
Përmbytjet në Itali, anulohet Çmimi i Madh i Emilja

Këtë fundjavë nuk do të ketë garë të Formula 1. Çmimi i Madh i Emilja Romanjës është anuluar për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit në veri të Italisë.

Matteo Salvini, ministri italian i Infrastrukturës, thoshte paraditen e së mërkurës se gara mund të shtyhej, por në orën 13:00 u zyrtarizua nga Botërori se gara është anuluar.

“Vendimi merret sepse nuk është e mundur të organizohet gara në mënyrë të sigurt për tifozët dhe ekipet, si dhe është gjëja më e përgjegjshme duke marrë parasysh situatën me të cilën përballen qytetet e rajonit. Nuk do të ishte e përshtatshme të vendosnim më shumë nën presion autoritetet vendase dhe shërbimet e emergjencës në këtë moment të vështirë”, lexohet në komunikatën e F1. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/17/ferri-mberthen-italine-uji-permbyt-shtepite-14-lumenj-dalin-nga-shtrati/

A2 CNN Livestream

Latest Videos