Taulant Stërmasi është zgjedhur presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës. Të premten u mbajt në Tiranë asambleja e jashtëzakonshme zgjedhore, e cila në përfundim, mori vendimin për të shpallur Stërmasin kreun e ri të FSHA-së.
Në garë ishin dhe Artan Shyti me 3 vota, Ferdinand Canaj 6, ndërsa Stërmasi mori 8 vota në raundin e parë.
Ndërkohë në votimin e dytë, ai u preferua nga 10 klube, ndërsa Canaj nga 7. Taulant Stërmasi, njëkohësisht dhe trajneri i Luiza Gegës do të drejtojë Federatën e Atletikës, deri në përfundimin e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, kur do të mbyllet cikli olimpik. (A2 Televizion)