Manchester City shpallet kampion i Anglisë

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 20:40 | Sporte të tjera
Manchester City shpallet kampion i Anglisë

Manchester City është shpallur kampion i Anglisë. Humbja e Arsenalit 0-1 ndaj Nottingham Forest konfirmoi statusin kampion të Premier League për "Qytetarët" e Guardiolës.

Një goditje në pjesën e parë nga Taiwo Awoniyi ishte e mjaftueshme për të siguruar fitoren në City Ground, e cila konfirmoi gjithashtu mbijetesën e Forest-it në Premier League.

Humbja e tretë e Arsenalit, në pesë ndeshjet e fundit e vendos City-n katër pikë përpara skuadrës së Mikel Arteta-s, të cilëve u  ka mbetur vetëm një ndeshje për të luajtur, duke konfirmuar sërish skuadrën e Pep Guardiolës si fituese të titullit.

Kujtojmë se Arsenali kishte qenë në një pozicion të rehatshëm për pjesën më të madhe të sezonit.

Që në fillim të prillit ata mbajtën një epërsi prej tetë pikësh në krye të tabelës. Megjithatë, një seri prej vetëm shtatë pikësh nga tetë ndeshjet e tyre të fundit, e kombinuar me një ecuri të shkëlqyer të pamposhtur nga City, bëri “Gunners” të kapitullojnë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024