Mesditën e kësaj të hëne, nis Turi i Shqipërisë, gara e njohur ndryshe edhe si Rrethi Çiklistik. Ky është edicioni i 80-të i eventit, që është edhe i treti më i vjetër në Europë në çiklizëm.
Gara nis nga Tirana dhe do të zhvillohet në 5 etapa, për një total prej 754 kilometrash, duke përshkruar qytetet e Lushnjës, Elbasanit, Vlorës, Përmetit dhe për t’u mbyllur sipas traditës në Fier.
Në Turin e Shqipërisë marrin pjesë 15 skuadra, nga të cilat 12 janë ndërkombëtare, për një total prej 150 garuesish. (A2 Televizion)