Fansat kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria që Jack Black ka me të birin

Nga A2 CNN
20 Maj 2023, 19:01 | Showbiz

Fansat e Jack Black kanë mbetur pa fjalë nga ngjashmëria që ai ka më të birin. Babë e bir u fotografuan duke ecur në rrugët e Los Angeles dhe 17-vjeçari duket si një version i ri i të atit.

Ylli i “The School of Rock” dhe djali i tij adoleshent Samuel kanë të njëjtin flok kaçurrel të ngatërruar dhe thuajse tipare identike të fytyrës.

Një nga fansat e aktorit shkroi në mediat sociale: “Jack Black udhëtoi në kohë dhe solli me vete këtu versionin e tij më të ri në moshë, ose anasjelltas.”

Nëna e Samuelit është Tanya Haden, e martuar me Black që në vitin 2006. Ajo është një këngëtare dhe violonçeliste e suksesshme. Çifti kanë edhe një djalë tjetër, Thomas i cili është dy vite më i vogël se Samuel. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos