Fiorentina përballë Xhakës në Conference League, West Ham sfidon Alkmaar

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 11:42 | Futboll
Fiorentina përballë Xhakës në Conference League, West Ham

Sot në mbrëmje, edhe trofeu i vogël i Europës, Conference League, do të luajë ndeshjet e para gjysmëfinale. Takimi që spikat është Fiorentina-Basel. Dy ekipe favorite për të fituar dhe kompeticionin në fund do të përballen me njëra-tjetrën për një biletë në finalen e Pragës.

Pas shumë luhatjeve në Serinë A, Fiorentina mbetet një nga ekipet pretendente për të fituar këtë kompeticion dhe jo më kot është skuadra që ka shënuar më shumë nga të gjithë në Ligën e Konferencës këtë sezon, 32 gola. Vjollcët bëjnë llogaritë pa Milenkovic, i dënuar në ndeshjen e parë, ndërsa zvicerianët rreshtohen në fushë me formacionin më të mirë. Pjesë e ekipit të Baselit është dhe shqiptari Taulant Xhaka, i cili pasi u dënua me 8 ndeshje në kampionat dhe mundësinë e vetme tanimë për të luajtur, ka arenën europiane.

Edhe ndeshja tjetër është interesante mes West Ham dhe AZ Alkmaar. Anglezët vijnë si favoritë përballë holandëzeve, pasi këtë sezon mbajnë rekordin me 11 fitore, 1 barazim. West Ham sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit, pasi aktualisht pozicionohet në vendin e 15 në Premier League.

Nga ana tjetër, Alkmaar pas barazimit pa gola me Ajax në kampionat, konfirmon formën e mirë që po kalon dhe për këtë do të bëjë çmos që të sigurojë një biletë për në finale.

Të dyja takimet do të luhen sot, në orën 21:00.

A2 CNN Livestream

Parashikimi i motit