Vizitorët ngjiten në Capitol Hill mes një vale të nxehti në Uashington, 19 qershor. REUTERS/Craig Hudson
Francezi Kylian Mbappe pas një dëmtimi gjatë ndeshjes në Euro kundër Austrisë, në Dusseldorf, Gjermani, më 17 qershor. REUTERS/Kacper Pempel
Një burrë hidhet nga kali në lumin Ibër për t'u freskuar nga moti i nxehtë në Mitrovicë, Kosovë, 18 qershor. REUTERS/Valdrin Xhemaj
Justin Timberlake në një foto të policisë pasi u arrestua për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, 18 qershor, Departamenti i Policisë Sag Harbor/ REUTERS
Anëtarët e komunitetit LGBTQ+ festojnë pas miratimit të projektligjit për barazinë martesore. Kjo e bën Tajlandën territorin e tretë të Azisë për legalizimin e bashkimeve të të njëjtit seks, 18 qershor, REUTERS/Chalinee Thirasupa
Vajtuesit mblidhen pranë trupave të palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite, mes konfliktit Izrael-Hamas, në spitalin Al-Aksa në Deir Al-Balah, në Rripin qendror të Gazës, 18 qershor. REUTERS/Ramadan Abed
Myslimanët indonezianë në lutje masive, gjatë festimeve të Kurban Bajramit në Meulaboh, Indonezi, më 17 qershor. Antara Foto/Syifa Yulinnas
Ushtarët pushojnë pas funeralit të ushtarit izraelit, rreshterit të shtabit Stanislav Kostarev, i cili u vra në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit, në Ashdod, Izrael, 16 qershor. REUTERS/Marko Djurica
olie nga Kina, e cila thotë se ka frikë nga dielli, qëndron pranë Koloseut mes një vale të nxehtit në Romë, Itali, 20 qershor. REUTERS/Guglielmo Mangiapane
Pelegrinët myslimanë marrin pjesë në pelegrinazhin vjetor të Haxhit në Mina, Arabi Saudite, më 16 qershor. Sipas raporteve, qindra kanë vdekur gjatë udhëtimit mes temperaturave mbi 51 gradë celsius REUTERS/Saleh Salem