Real Madrid ka zgjedhur The Grove Hotel Golf and Spa për të qëndruar në prag të finales së madhe të Champions League, ku do të luajë ndaj Borussia Dortmund.
Skuadra madrilene e pret finalen e 1 qershorit ndaj Borussia Dortmund në një atmosferë të shkëlqyer, pasi u shpall edhe kampione e Spanjës për herë të 36 në histori.
Ky është titulli i tretë kampion në 5 vitet e fundit për Realin e Madridit, që do të përpiqet të fitojë edhe Champions League për ta bërë këtë sezon të paharrueshëm.
Ndërkohë, Dortmund do të mundohet të bëjë surprizën, në një sezon ku askush nuk priste që të shkonte kaq larg në Champions League, pasi në kampionat renditet në vendin e pestë, 27 pikë larg Bayer Leverkusen, që është shpallur kampion.
(A2 Televizion)