Menjëherë pasi Paris Saint Germain u mposht nga Borussia Dortmund me rezultatin 1-0 dhe u eliminua nga Champions League, rrjeti u mbush me “meme”.
Protagonisti kryesor i tyre ishte Kylian Mbappe, i cili në të dyja ndeshjet ndaj gjermanëve zhgënjeu me paraqitjen e tij.
PSG e kërkoi më shumë fitoren dhe vendin në finalen e madhe, por fati nuk ishte me ta në këtë mbrëmje. Porta e gjermanëve u bombardua nga futbollistët e PSG, të cilët goditën dhe 3 herë shtyllën, por topi nuk përfundoi asnjëherë në rrjetë.
Tashmë, Borussia do të presë gjysmëfinalen tjetër mes Realit dhe Bayern Munchen për të mësuar se me kë do të përballet në finalen e 1 qershorit, në Uembli.
(A2 Televizion)