Pelegrinët vizitojnë malin Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit. REUTERS/Mohammed Torokman
Pelegrinët shkojnë rreth Qabes ndërsa kryejnë tavafin në Xhaminë e Madhe, përpara pelegrinazhit vjetor të Haxhit, në Mekë, Arabi Saudite, më 8 qershor. REUTERS/Mohammed Torokman
Pelegrinët myslimanë mblidhen në Malin e Mëshirës në fushën e Arafatit gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit, jashtë qytetit të shenjtë të Mekës, Arabi Saudite, më 15 qershor. REUTERS/Saleh Salem
Një grua myslimane ushqen pëllumbat në Xhaminë e Madhe, përpara pelegrinazhit vjetor të Haxhit, në Mekë, Arabi Saudite, më 9 qershor. REUTERS/Saleh Salem
Pelegrinët luten në malin Al-Noor, ku myslimanët besojnë se Profeti Muhamed mori fjalët e para të Kuranit/ REUTERS
Pelegrinët myslimanë pinë ujë gjatë motit jashtëzakonisht të nxehtë, në ditën e parë të ritualit të gjuajtjes me gurë, gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit, në Mina, Arabia Saudite, më 16 qershor. REUTERS/Saleh Salem
Pelegrinët myslimanë marrin pjesë në ritualin e gjuajtjes me gurë
Një çift pelegrinësh myslimanë kapen për dore teksa ecin me çadra në vendin e gurëzimit të Satanait, mes motit jashtëzakonisht të nxehtë, gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit në Mina, Arabi Saudite më 18 qershor. REUTERS/Saleh Salem
Pelegrinët myslimanë luten, në ditën e parë të ritualit të gjuajtjes me gurë, REUTERS
Pelegrinët myslimanë rrethojnë Qaben ndërsa kryejnë tavafin në Xhaminë e Madhe, gjatë pelegrinazhit vjetor të haxhit, në Mekë, Arabi Saudite, më 18 qershor. REUTERS/Mohammed Torokman
Gati 2 milionë myslimanë do të arrijnë në fund të pelegrinazhit të Haxhit këtë javë, por vapa ekstreme ka rezultuar fatale për qindra besimtarë që u bënë pjesë e udhëtimit për në Qabe në Xhaminë e Madhe në Mekë.
Haxhi, koha e të cilit përcaktohet sipas kalendarit hënor islamik, po mbahet këtë vit gjatë verës së nxehtë saudite. Qendra Kombëtare Meteorologjike raportoi se termometri ka shënuar 51.8 gradë celsius e për pasojë numri i vdekjeve ka kaluar mbi 1000. (A2 Televizion)