Franca vazhdon misionin e udhëhequr nga Mbappe, Polonia kthehet në shtëpi

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2022, 17:56 | Futboll
Franca vazhdon misionin e udhëhequr nga Mbappe, Polonia kthehet në

E udhëhequr nga Mbappe dhe Giroud, Franca ka mposhtur me një fitore të pastër 3-1 Poloninë duke kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Oliver Giroud zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë pas një asisti të Mbappe. Pjesa e dytë i takoi e gjitha yllit 23-vjeçar, i cili realizoi dy perla, duke e çuar rezultatin në 3-1. Në fund, kishte vend edhe për Lewandowskin, i cili shënoi nga pika e penalltisë për të lënë edhe ai gjurmë në këtë sfidë.

Me golat e realizuar në këtë sfidë, Mbappe kalon legjendën Pele për realizimet në një botëror, pasi e ka dërguar topin 8 herë në rrjetë edhe pse është në moshën 23-vjeçare. Në anën tjetër, rekord edhe për Giroud, i cili bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Francës me 52 gola.

Tashmë, Franca do të presë përfundimin e sfidës së mbrëmjes mes Anglisë dhe Senegalit për të mësuar kundërshtarin në çerekfinale të Botërorit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/04/kampionet-vuajne-por-ndeshkojne-polonine-giroud-golashenuesi-me-i-mire-ne-histori-te-frances/

A2 CNN Livestream

Latest Videos