Fshatra në harresë, banorët përdorin ende kafshët për të lëvizur

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 12:57 | Aktualitet
Fshatra në harresë, banorët përdorin ende kafshët

Qindra banorë të të paktën 5 fshatrave të bashkisë së Selenicës, si Vllahina, Gërneci, Mallkeqi dhe Amonica ende nuk e dinë se si është të udhëtosh në një rrugë të shtruar me asfalt.

Për herë të fundit këta banorë kanë parë që të mirëmbahen rrugët që në kohën e monizmit kur hidhej rërë bituminoze.

Ndërsa në këto 33 vite demokraci, fjala investim në infrastrukturë është e padëgjuar ndonjëherë, përveç se në premtimet e deputetëve dhe kandidatëve për pushtetin lokal.

Disa nga banorët vijojnë ende të përdorin kafshët e punës për të lëvizur nga fshatrat e tyre drejt qytetit të Vlorës.

Edhe pse nuk kanë më shpresë se dikush do të investojë në rrugët e zonës, kjo për shkak edhe të shpopullimit, ato që kanë kaluar gjithë jetën në fshat apelojnë sërish për pushtetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos