Garancia Sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 18:42 | Ekonomi
Garancia Sovrane, shtyhet afati i aplikimeve për kredi

Shtyhet afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane. Është vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj që komunikoi në rrjetet sociale lajmin e rëndësishëm për të gjithë sipërmarrjet e goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

https://www.facebook.com/aniladenaj.al/posts/960140007762974

Sipas Denajt, afati është shtyrë deri në datën 20 qershor. Denaj rikujtoi faktin se qeveria shqiptare do të subvencionoi plotësisht interesat dhe do të garantojë 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.

Sipas të dhënave të ministrisë, deri më 5 qershor aplikimet kanë qenë 712, ndërkohë që prej tyre janë miratuar 462. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos