Gjyqi për vulën e PD, Apeli zgjedh gjyqtare relatore Elona Mihalin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2023, 19:34 | Politikë
Gjyqi për vulën e PD, Apeli zgjedh gjyqtare relatore Elona Mihalin

Çështja me e nxehtë gjyqësore politike aktuale, ajo e fatit të vulës së kryesimit të Partisë Demokratike, ndryshon gjyqtar.

Teksa ishte në pritje të caktimit të një date nga gjyqtarja kryesuese Elona Toro, tashmë një short elektronik e dërgoi dosjen në duart e gjyqtares Elona Mihali, e cila shqyrton në një trupe me anëtarë gjyqtarët Astrit Kalaja e Irida Kacerja.

Ankimi i bërë nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të Shkallës së Parë të gjyqtarit, Agron Zhukri, që regjistroi ndryshimet statutore të kuvendit të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha, u rishortua në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm, pasi për të nuk ishte planifikuar ende një datë për seancën e parë. 

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi