Presidenti amerikan Donald Trump shkarkoi nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Session. Kreu i Shtëpisë së Bardhe e kishte kritikuar për muaj me radhë 72-vjeçarin, kryesisht lidhur me refuzimin e tij për të mbikëqyrur hetimet mbi ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016-të, në favor të Trumpit.
Shefi i kabinetit të Sessions, Matthew Whitaker, i cili në të kaluarën e ka kritikuar hetimin, do të zërë përkohësisht vendin e tij.
Në një letër-dorëheqjeje, Sessions, një ish-senator i Alabamës dhe mbështetës i hershëm i Trump-it, e bëri të qartë se vendimi për t’u larguar nuk ishte marrë prej tij.
“I dashur President, me kërkesën tuaj po jap dorëheqjen time. Gjatë shërbimit tim si Prokuror i përgjithshëm, në kemi mbështetur plotësisht sundimin e ligjit”.
Presidenti nga ana e tij, falenderoi Session për shërbimin në një postim në “Twitter”. I menjëhershëm ishte reagimi i liderit demokrat të senatit Chuck Schummer, i cili tha se me shumë gjasë presidenti fsheh diçka.
Largimi i prokurorit të përgjithshëm ishte i paralajmëruar që kur ky i fundit e shkëputi veten nga hetimet mbi Rusinë ne mars të 2017-tës.
Në një intervistë për “New York Times”, në vitin 2017, Trump tha po ta dinte se Sessions do të refuzonte përfshirjen do të kishte zgjedhur dikë tjetër. (A2 Televizion)