I zhduket papritur ishulli, Japonia humbet 500 metra det!

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2018, 12:42 | Bota

Thuhet që gjërat vlerësohen vetëm kur i humbet. Në rastin e ishullit japonez Esanbe Hanakita Kojima, kjo fjalë e urtë duket më se e vërtetë, se nga një seri shkëmbinjsh anonim në verilindje të Ishullit të Hokkaidos po shndërrohet në një temë të rëndësishme gjeopolitike.

Me shumë mundësi i fundosur pas një seri stuhish që ka interesuar zonën, ishulli i gjatë rreth 500 metra dhe me lartësi 1.5 metra është zhdukur javët e fundit,

Por lajmi doli vetëm disa ditë më parë nga mosinteresimi i komuniteti lokal. Peshkatarët nuk e frekuentonin ishullin për shkak të shkëmbinjve nënujorë që e rrethojnë, që rrezikonin mjetet lundruese.

Zona ku mendohet të ndodhej ishulli i zhdukur

Ishulli Esanbe Hanakita Kojima nuk kishte asnjë vlerë ekonomike për Tokion, por sigurisht një vlerë të madhe gjeostrategjike. Si pjesa më perëndimore e ishujve të veriut japonezë, që rusët quajnë Kurili duke i pretenduar ato,  zhdukja e tij mund të detyrojë Japoninë të rishikojë kufirin e saj detar me Rusinë duke e “tërhequr” të paktën 500 metra.   

Kushtet e reja klimaterike që po dominojnë oqeanetpo prodhojnë shpesh lajmin e zhdukjes së ishujve.  Jo më larg se dhjetë ditë më pare, u shpërnda lajmi se ishulli East Island në Hawaii u zhduk në ujërat e kaltra të Oqeanit Paqësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos