Hiqen “barrikadat” dhe për patriarkun serb, do të vizitojë Kosovën

Nga A2 CNN
5 Janar 2023, 20:47 | Kosova
Hiqen “barrikadat” dhe për patriarkun serb, do të

Autoritetet në Kosovë bëjnë me dije se i kanë dhënë leje patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije të vizitojë Kosovën me rastin e festës së Krishtlindjes Ortodokse.

Zyra e kryeministri Kurti njofton se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Porfirijes dhe tashmë ajo i është dërguar ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiç.

“Patriarku Porfirije ka paralajmëruar që sot pasdite do të vijë te vendkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se dëshiron të hyjë pa truprojat e tij, edhe pse nuk ka bërë kёrkesё pёr vizitë, sipas dispozitave tё marrëveshjes ekzistuese”, shkruhet në njoftim.

Patriarku Porfirije kishte planifikuar që ta vizitonte Kosovën edhe në fund të dhjetorit, por në atë kohë u refuzua nga autoritetet e Kosovës me pretekstin se ai duhet të plotësonte disa kushte përpara se t’i miratohej kërkesa, mes të cilave dhe të distancohej nga veprimet e disa pjesëtarëve të Kishës në veri të Kosovës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024