I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Franca 43-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Mars 2023, 14:59 | Kronikë
I dënuar me 25 vite burg për vrasje, ekstradohet nga Franca

Një shqiptar, i dënuar me 25 vite burg për vrasje me paramendim, është ekstraduar nga Franca. “Si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua nga Franca drejt Shqipërisë, shtetasi Bledar Mneri, 43 vjeç”, tha policia.

Mneri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin V. B., në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos