I dënuar për korrupsion, ish-zyrtarit në Vlorë i sekuestrohen pasuritë

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2022, 14:52 | Aktualitet
I dënuar për korrupsion, ish-zyrtarit në Vlorë i

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e një ish-zyrtari të dënuar më parë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.”

Sipas njoftimit, rezulton se qytetari me iniciale E.F., është arrestuar nga policia e Vlorës më 3 qershor të vitit 2006, për këtë vepër penale dhe është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë.

Vendimi ka marrë formë të prerë, pasi nuk është ankimuar.

Bëhet e ditur se në përfundim të verifikimeve të kryera, rezulton se E.F., ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të realizuara ndër vite.

Po ashtu, njoftohet se rezulton e provuar se:

Së pari, pasuritë e evidentuara janë pasuri që plotësojnë kriteret e parashikuara nga neni 11 i ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë″, pasi është e provuar se E. F., ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike″, si dhe pasuritë në fjalë janë krijuar pas përfshirjes së tij në veprimtarinë kriminale të mësipërme.

Së dyti, sipas Prokurorisë, rezulton se vlera e tyre nuk iu përgjigjet nivelit të të ardhurave dhe të fitimeve të realizuara në rrugë të ligjshme, në vlerën dhe masën e përcaktuar në aktin e ekspertimit kontabël të kryer (-13,960,441 lekë).

Së treti, njoftohet se ka arsye të bazuara për të besuar se lidhur me pasuritë e mësipërme ekziston rreziku real për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj te persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive.

Pasuritë për të cilat është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi:

-Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

-Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

-Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024