Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 15%
  • Aspak 75%

I drejton thikën punonjëseve, momenti kur një i ri vjedh xhiron ditore të një supermarketi në Korçë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 13:24 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës.

Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe lekët e xhiros ditore deri në ato momente.

Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100 000 lekë të reja.

Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.

Policia mësohet se ka pamje të mjaftueshme për të shkuar tek autori i kësaj ngjarjeje.

Ditari A2 CNN